Site icon Telegrafi

Presidenti i FFK-së Ademi priti ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata

Foto: FFK

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata, i cili shoqërohej nga Bekim Brestovci, kryetar i Unionit të Bizneseve në Gjermani dhe Fekmi Kongjeli, përfaqësues i FFK-së në Gjermani, e ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Luan Vokshi, Flamur Bunjaku dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Presidenti Ademi fillimisht e njoftoi legjendën e kombëtares kuqezi për punën që po e bën FFK-ja në progresin e futbollit në Kosovë, qoftë në nivel të ekipeve kombëtare, qoftë në nivel të ligave, derisa e ka falënderuar atë, së bashku me vëllezërit Shoshi e Kongjeli për mbështetjen që i ka dhënë futbollit të Kosovës para anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Presidenti Ademi theksoi se FFK-ja është e nderuar që e ka përkrahjen e Gjermanisë dhe të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e veprojnë atje, derisa theksoi se të rinjtë duhet ta marrin shembull punën dhe sukseset e Fatmir Vatës.

Foto: FFK

Ndërkaq, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata e ka falënderuar presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe është shprehur krenar me punën dhe sukseset që po i arrin FFK-ja në arenën ndërkombëtare. Ai u shpreh krenar që iu ka dhënë mundësia të bëjë diçka për Kosovën dhe e falënderoi Fekmiun, Bekimin dhe vëllezërit Shoshi dhe FFK-në që ia kanë mundësuar që të flasë për futbollin e Kosovës dhe të kërkoj përkrahje kudo që ka pasur miq.

Foto: FFK

Ndërkohë, Bekim Brestrovci theksoi se si Unioni i Bizneseve është i interesuar të japë kontribut aty ku është nevoja për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit në Kosovë, derisa u shpreh krenar për të arriturat e FFK-së që pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Në fund të këtij takimi presidenti Ademi ndau edhe dhurata për mysafirët, derisa për Fatmir Vatën krahas plaketës me stadiumin “Fadil Vokrri” ndau edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës. /FFK/

Foto: FFK
Exit mobile version