Site icon Telegrafi

Presidenti i Fenerbahçes pasi kërcënoi me jetë gazetarin, tani fjaloset edhe me tifozët (Foto)

Fenerbahçe ka shënuar fitore të rëndësishme në kampionatin turk. 

‘Kanariant’ kanë triumfuar si mysafirë të Konyasporit të Alban Mehës me rezultat 1-0.

Por, loja nuk ishte në plan të parë duke marrë parasysh praninë në shkallët e stadiumit të presidentit të Fenerit, Aziz Yildirim, transmeton Telegrafi.

Ai ditë më parë kishte kërcënuar me jetë gazetarin Rasim Ozan duke i thënë se nuk duhesh të ndihesh i sigurt të ecësh i vetëm në rrugët e Stambollit.

Kjo ka bërë që të reagojnë tifozët në stadium duke e fyer presidentin, i cili u fjalos për një moment me tifozët.

Feneri pas kësaj fitore zë pozitën e pestë me 12 pikë, përkatësisht ka tetë më pak se liderët Besiktas dhe Istanbul B.B. /Telegrafi/

Exit mobile version