Site icon Telegrafi

Presidenti i Fenerbahçes flakaresh kryetarit të ekipit rival para syve të gruas dhe fëmijëve (Video)

Presidenti i Fenerbaçes ka bërë një veprim të papritur dhe të rrallë në botën e sportit.

Aziz Yildirim ka qenë në shkallët e një prej palestrave sportive të basketbollit për të përcjell takimin mes skuadrës të femrave që drejton dhe Yakin Dogu Universitesi.

Para fillimit të takimit, ka ardhur deri tek një incident, kur i pari i klubit të Fenerit i ka dhënë një flakaresh presidentit të klubit rival, Işık Eyigungor, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të Yildirimit, i cili goditi rivalin para syve të bashkëshortes dhe fëmijëve të Isikit.

Ky i fundit ka bërë kallëzim penal ndaj 64-vjeçarit, i cili e kërcënuar edhe me jetë ndërsa Federata e Basketbollit të Turqisë e ka dënuar të parin e ‘kanarinave të verdha’ me gjashtë muaj mos ushtrim të funksionit në botën e basketbollit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gPVnIGm7YEk

Exit mobile version