Telegrafi

Presidenti i Federatës së Argjentinës zbulon nëse Leo Messi do të luajë në Kupën e Botës në vitin 2026

LUSAIL CITY, QATAR - DECEMBER 18: Lionel Messi of Argentina lifts the FIFA World Cup Qatar 2022 Winner's Trophy during the FIFA World Cup Qatar 2022 Final match between Argentina and France at Lusail Stadium on December 18, 2022 in Lusail City, Qatar. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Lionel Messi ka arritur vitin e kaluar të bëj realitet ëndrrën e tij duke fituar Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës.

Megjithatë anëtari i skuadrës amerikane Inter Miami mund të luaj edhe në Botërorin e ardhshëm dhe të gjithë në Argjentinë ëndërrojnë për këtë gjë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia ka folur për mediat argjentinase duke thënë se ai e imagjinon që Messi do të luaj në 2026 në Kampionatin Botëror.

“Unë imagjinoj se Lionel Messi do të jetë në Botërorin e ardhshëm dhe do të doja që ai të ishte”.

Lexo po ashtu Sikur në kohet e arta të Barcelonës, Busquets, Messi dhe Alba bëjnë një aksion të jashtëzakonshëm me argjentinasin që dhuron një asistim magjik

“Unë e shoh atë atje duke luajtur në pozicionin që dëshiron të luajë sepse ai vërtet mund ta bëjë këtë”.

“Do të varet nga ajo që ai dëshiron, por pa dyshim unë ëndërroj që ai të luajë”, tha presidenti i FA të Argjentinës , Claudio Tapia.

Më herët, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni , tha se do ta priste me kënaqësi Leon në Botërorin e ardhshëm.

Megjithatë, është e mundur që Copa America 2024 të jetë turneu i fundit ndërkombëtar për Messin.

Mundiali i vitit 2026 është pas dy vitesh e nëntë muajsh nga tani, derisa Messi do të mbushë 39 vjeç deri në atë kohë. /Telegrafi/