Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e gjashtë kualifikuese nga Rumania në udhëtim me rezultat 2-0.
Pas gjashtë ndeshjeve Dardanët kanë katër barazime dhe dy disfata duke mos shijuar ende fitoren në këtë kampanjë kualifikuese.
Kritikat nuk kanë munguar kurrë për listën e futbollistëve të ftuar, pasi kërkohet që të shikohen futbollistët edhe nga elita e futbollit kosovar.
Presidenti i Dritës, Valon Murseli ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Facebook, duke thënë se nuk ftohen në Përfaqësuese dy mesfushor më të mirët në kampionat si Rron Broja dhe Edvin Kuc.
Te Kosova tani e një kohë në pozitat e mesfushorëve luajnë qendërmbrojtës dhe kjo ka qenë arsyeja që Murseli ka kërkuar të ftohen futbollisti i Ballkanit dhe ai i Dritës.
“Rron Broja dhe Edvin Kuc po shkëlqejnë që sa kohë në kampionatin tonë dhe garat evropiane. Megjithatë ata nuk ftohen nga Kombëtarja e Kosovës dhe në atë pozitë tani e sa vite luajnë mbrojtësit”.
Në fund Murseli ka thënë se në katër ndeshjet e mbetura të Kosovës pasi gjasat më thuajse nuk ekzistojnë tu jepet hapësira futbollistëve nga kampionati kosovar.
“Kanë mbetur edhe katër ndeshje, duhet t’i jepet hapësirë edhe futbollistëve nga Superliga”, ka shkruar Murseli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/