Site icon Telegrafi

Presidenti dekreton datën 24 shtator për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Kukësit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit.

Kështu, sipas njoftimit për mediat të Presidencës, këto zgjedhje do të zhvillohen më 24 shtator të këtij viti.

Lexo po ashtu Jep dorëheqje kryetari i Kukësit, Safet Gjici - pas publikimit të videos intime në zyre

Njoftimi i Presidentit:

Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit. /Telegrafi/

Exit mobile version