Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini ka konfirmuar se Interi dëshiron ta mbajë Radja Nainggolanin, ndërsa shtoi se ekipi i tij e ka të pamundur që ta nënshkruajë.
Reprezentuesi belg kaloi sezonin e kaluar në huazim në Sardenjë dhe ri-gjeti formën e tij, me sa duket mjaft për të qetësuar dyshimet që drejtorët e Interit kishin për të një vit më parë.
Megjithatë, Nainggolan nuk do të mbetet edhe më tutje pjesë e Cagliarit pasi Interi e dëshiron në radhët e veta për këtë sezon.
“Takimi me Interin nuk shkoi mirë, ai po qëndron në Milano”, ka thënë fillimisht Giulini pasi u largua nga selia e Nerazzurrëve.
“Është e pamundur që ne ta nënshkruajmë atë”.
“Unë me të vërtetë mendoj se ai do të mbetet atje, pasi Interi dëshiron ta mbajë Nainggolanin”, përfundoi i presidenti i Cagliarit. /Telegrafi/