Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Wolfgang Schäuble.
Ai e ka uruar Osmanin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.
“E pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, në kontekstin dypalësh ose ndërkombëtar”, thuhet në telegramin e kreut të Budestagut gjerman.
Në këtë telegram, Schäuble ka shprehur gatishmërinë që në një të ardhme të afërt ta takojë Osmanin në Berlin. /Telegrafi/