Telegrafi

Presidenti i Brescias: Tonali kërkohet nga Roma dhe Liverpooli

Sandro Tonali (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Brescia, Massimo Cellino e ka zbuluar se Roma dhe Liverpooli e kanë pyetur atë për yllin e Italisë, Sandro Tonali.

Sportitalia raportoi të mërkurën se Roma ishte favoriti kryesor për të nënshkruar Tonalin për 28 milionë euro.

Por, teksa Celino konfirmoi interesin e Giallorossëve, ai paralajmëroi se mund të përballeshin me konkurrencën nga Liverpooli.

Lexo po ashtu Tonali: Preferoj të qëndroj në Itali

“Po, Roma më ka pyetur për Tonalin”, ka thënë ish-pronari i Cagliarit dhe Leeds United për Corriere dello Sport.

Sandro Tonali (Foto: Dino Panato/Getty Images/Guliver)

“Unë kam folur për të me drejtorin e Romës, Baldissoni disa herë, por unë dua ta mbaj djaloshin këtu sa më gjatë që të jetë e mundur”.

“A është gati ai? Nuk e di, ai është 18 vjeç… Por, Liverpooli gjithashtu më ka kontaktuar pak kohë më parë “, përfundoi Cellino.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Interi në garë për dyshen e talentuar italiane

Megjithatë, gazeta beson se Roma mund të vjedhë marshimin nga Reds duke i ofruar ekipit të Serie B kapitenin e tyre Primaveras, Andrea Marcucci, këtë muaj.

Roma gjithashtu pritet t’i propozojë Brescias të nënshkruajë me Tonalin në verë dhe këta gjashtë muaj ta lë në Serie B te klubi i tyre. /Telegrafi/