Mario Balotelli ende nuk ka gjetur angazhim pasi i mbaroi bashkëpunimi me klubin Marseilles.
Francezët i kanë ofruar lojtarit një kontratë të re, por sulmuesi dëshiron të kthehet në Itali, ku shumë klube kanë shfaqur interesim për futbollistin.
Një prej atyre klubeve është edhe Brescia, e cila është rikthyer në ligën elitare të Italisë – Serie A.
Balotelli ka lindur atje, por shanset që të kthehet në qytetin e lindjes janë të pakta, nëse e gjykoni sipas presidentit të Brescias, Massimo Cellino.
“Me të vërtetë më pëlqen Balotelli, por gjithmonë them se tregon dobësitë më shumë se sa virtytet e tij. Ne nuk mund ta transferojmë sepse është shumë i shtrenjtë. Nëse dëshiron të vijë, ai do të duhet të pajtohet me kushtet tona, sepse ne nuk mund të ofrojmë shumë. Por për Balotellin është më e rëndësishme paraja se klubi i vendlindjes”, tha Cellino.
Ndryshe, 28-vjeçari është raportuar se mund të transferohet edhe klubi i Parmës ose i Fiorentinës. /Telegrafi/