Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, pasi derisa ishte në shtëpinë e tij e kishte pësuar keq kur rrëshqiti në pllaka dhe u rrëzua brenda tualetit të rezidencës.
Siç raportojnë mediat braziliane, presidenti Bolsonaro ka lënduar kokën pasi kishte rrëshqitur në pllaka dhe ishte përplasur, transmeton Telegrafi.
Bolsonaro është mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve për 12 orë, ku është konstatuar se gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe nuk raportohet për diçka serioze.
Kujtojmë që 64-vjeçari ishte sulmuar dhe therur me thikë në shtator të vitit të kaluar gjatë fushatës zgjedhore, ku gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft kritike.
Megjithatë pas tretmanit, ai ishte këndellur dhe më pas liruar nga spitali për të vazhduar shërimin në shtëpi. /Telegrafi/