Site icon Telegrafi

Presidenti i Bilbaos shtyn Valverden drejt Barcelonës

Presidenti i Athletic Bilbaos, Josu Urrutia pranon se ai nuk mund të garantojë trajnerin Ernesto Valverde se do të mbetet në klub sezonin e ardhshëm në mes të lidhjeve me Barcelonën.

Valverde është jashtë kontratës me skuadrën nga San Mames këtë verë dhe thuhet se është favorit për të zëvendësuar Luis Enriquen, i cili largohet nga Barcelona në përfundim të sezonit.

“Unë nuk mund të parashikojnë se çfarë do të ndodhë, Valverde është në vitin e tij të katërt me ne”, ka thënë fillimisht Urrutia për faqen zyrtare të klubit.

Lexo po ashtu Barcelona ka dy emra për zëvendësuesin e Enriques

“Rreth kësaj kohe sezonin e kaluar, ai nënshkroi një zgjatje të kontratës. Ne do të duhet të kemi një bisedë me të për të parë se si ndihet dhe nëse ai është trajneri më i mirë për ne në sezonin e ardhshëm apo jo”, përcjell Telegrafi.

“Kjo bisedë duhet të bëhet siç ka ndodhur në vitet e mëparshme dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”.

“Tani për tani Ernesto është i fokusuar të sigurojë se ekipi do të përfundoj sezonin në këtë nivel të lartë dhe kështu jemi edhe ne”.

Lexo po ashtu Tifozët e Barcelonës zgjedhin Sampiolin si trajner të ardhshëm (Foto)

“Pasi të kemi të qartë nëse Ernesto është personi i duhur për sezonin e ardhshëm, se edhe ai e sheh veten me energji për të vazhduar, ne do të bëjmë atë publike”, përfundoi Presidenti i Bilboas.

Sipas raportove të El Correo, trajneri i rezervave të klubit, Jose Angel “Cuco” Ziganda, do të jetë favorit për të zëvendësuar Valverde në rast largimi. /Telegrafi/

Exit mobile version