Site icon Telegrafi

Presidenti i Barcës: Do vazhdoni të kënaqeni me Messin, më të mirin e historisë

Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka shprehur kënaqësinë pas renovimit të Lionel Messit.

Messi vendosi të rinovonte kontratën deri në vitin 2021 me një klauzolë prej 300 milionë euro.

Menjëherë ka folur edhe presidenti i Barcelonës, i cili ka shprehur kënaqësinë për këtë renovim.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Barcelona

“Tifozët e Barcelonës do të vazhdojnë të kënaqen me Messin, lojtarin më të mirë në histori. Një shembull i përkushtimit”, u shpreh Bartomeu në Twitter.

Bartomeu me këtë renovim ka arritur që të bëj një hap të madh edhe personalisht që të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Camp Nou. /Telegrafi/

 

Exit mobile version