Telegrafi

Presidenti i Barcës: Reali është prapa nesh

Josep Maria Bartomeu ka pohuar se rivalët e Barcelonës i ndjekin ata sepse janë gjithmonë prapa tyre.

Bartomeu ka folur në 50 vjetorin e grupit të tifozëve të Barcelonës të shtunën dhe ai u shpreh mes tjerash për sukseset e klubit.

“Sezoni nuk ka mbaruar ende. Ne jemi në prag të një momenti historik, sepse ne kemi fituar kampionatin në futboll, hendboll dhe hokej dhe mund ta fitojmë në basketboll dhe futsall, kështu që do të ishte hera e parë në histori që do t’i fitonim kampionatet në të gjitha sportet”.

“Ata duan të na ndjekin dhe ata kanë potencial. Nuk mund të relaksojmë, duhet të punojmë më shumë. Ne kemi fituar 28 trofe nga viti 2008 dhe ne do të vazhdojmë kështu”, potencoi Bartomeu. /Telegrafi/