Site icon Telegrafi

Presidenti i Barçës, Bartomeu: Neymarin nuk e duam, Isco në planet tona

Isco (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Barcelona nuk janë duke planifikuar që të rikthejnë brazilianin nga Paris Saint Germain, por po kërkojnë mesfushorin e Real Madridit.

Kështu së paku ka bërë të ditur presidenti i klubit katalunas, duke konfirmuar interesimin për Iscon.

Ai e ka bërë të qartë se blaugranat kurrë nuk kanë bërë ofertë në drejtim të klubit parisien për Neymarin, i cili u transferua te francezët për një rekord shume prej 222 milionë eurove.

Neymar (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

“Unë kurrë nuk kam folur për Neymarin me parisienët dhe askush nuk i ka bërë thirrje që të kthehet në Barcelonë. Ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm, por Neymar nuk është në listë”, tha Bertomeu për Marca.

Pra, ai është i gatshëm, nëse kërkon trajneri Ernesto Valverde, të negociojë me Realin rreth Iscos.

“Nëse trajneri kërkon një lojtar të largohet nga Madridi, natyrisht, se ne jemi të gatshëm për të nënshkruar. Nuk ka asnjë pakt mes dy klubeve, të gjithë po përpiqemi për të bërë një ekip të mirë. Ne do të flasim me Realin për Iscon”, përfundoi Bertomeu.

Lexo po ashtu Solari po e humb durimin me Marcelon dhe Iscon

Ndryshe, spanjolli është i pakënaqur me Los Blancos për shkak se ka humbur besimin e trajnerit, Santiago Solari. /Telegrafi/

Exit mobile version