Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thyen heshtjen për të shpjeguar pozicionin e klubit të tij, për Superligën Evropiane, duke thënë se është domosdoshmëri.
Katalanasit janë të fundit nga 12 klubet themeluese që kanë shpjeguar pozicionin e tyre për Superligën që u bë shumë e diskutueshme, duke bërë që shumica e klubeve të largohen.
“Ne duhet të mbajmë një pozicion të matur. Superliga është një domosdoshmëri, por fjala e fundit do të jetë me partnerët tanë”.
“Do të ishte një garë tërheqëse e bazuar në merita sportive. Ne mbrojmë Ligat kombëtare dhe jemi të hapur për dialog me UEFA-n”.
“Ne kemi nevojë për më shumë burime për ta bërë futbollin një shfaqje të shkëlqyeshme dhe mendoj se do të ketë një mirëkuptim. Ka pasur presion mbi disa klube, por propozimi është ende i vlefshëm”.
“Ne bëjmë investime shumë të rëndësishme, pagat janë shumë të larta dhe të gjitha këto duhet të merren parasysh, së bashku me meritat sportive”, ka thënë Laporta për TV3. /Telegrafi/