Gerard Pique befasoi botën të enjten mbrëma kur njoftoi në rrjetet sociale tërheqjen e tij nga futbolli, tre muaj pas nisjes së sezonit 2022/23. Ai deklaroi se ndeshja e së shtunës me Almerian do të ishte e fundit për të si lojtar.
Duket se vendimi i Pique ka befasuar edhe Barcelonën. Klubi ishte i ngadaltë për të reaguar në rrjetet sociale dhe ndërsa një artikull u shtua më vonë në faqen zyrtare, u deshën disa orë që të vinin deklaratat zyrtare nga klubi.
Më në fund presidenti Joan Laporta foli për BarcaTV rreth pensionimit të Pique.
“Pique është pjesë e simbolit të Barçës, ai ka arritur gjithçka me klubin. Ai do të jetë gjithmonë një ikonë për lojtarët, ka treguar më shumë se çfarë dëshiron nga Barça. 25 vite ai ka qenë i lidhur me klubin. Ka qenë një nder ta kem atë si lojtar të Barçës”, ka thënë fillimisht Laporta.
A lifetime dedicated to Barça. Thank you, Piqué. pic.twitter.com/ps3wI0RSHO
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 3, 2022
Sugjerimi ishte që Pique do të hiqte dorë nga pjesa e mbetur e pagës së tij, mbi 50 milionë euro, që duhej të paguheshin gjatë dy sezoneve të ardhshme. Megjithatë Laporta nuk dukej se mendonte se çështja ishte e lidhur.
“Pique e kupton situatën tonë të lojës së ndershme, fatura e pagave kërkon një rregullim, ai e di këtë dhe është shumë i gatshëm të ndihmojë klubin. Marrëveshja e largimit është duke u finalizuar, por ka një qëndrim të madh të lojtarit për të ndihmuar”.
🔊 President Laporta speaks on Gerard Piqué's announcement pic.twitter.com/PmGTpFakUN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 3, 2022
Ndërsa Laporta sugjeroi se do të kishte një lloj nderimi për Pique të shtunën, ai hezitoi të tregoj se çfarë.
“Ne jemi në mes të garës, por ajo që bëjmë do të jetë ajo me të cilën Gerard ndihet rehat. Ai ka menduar një vendim që është gjithmonë i vështirë për t’u marrë dhe ne do të jemi në dispozicion të tij për të kryer veprimet që korrespondojnë me largimin e një personi kaq të rëndësishëm për Barcelonën”, përfundoi presidenti i Barcelonës.
Dalja e Pique në pension vjen në mes të sezonit me gjasë si rezultat i presionit dhe kritikave të rënda institucionale. /Telegrafi/