Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për situatën e klubit nga Camp Nou, ndërsa ka theksuar se do të ketë edhe transferime tjera këtë verë.
Blaugranët tashmë ka sjellë në ekip katër transferime: Eric Garcia, Emerson Royal, Sergio Aguero dhe Memphis Depay.
Megjithatë, presidenti Laporta ka thënë se edhe përkundër situatës së komplikuar ekonomike, Barcelona pritet të bëjë edhe transferime tjera.
“Do të bëjmë një ekip shumë konkurrues”, ka thënë fillimisht Laporta për mediumin La Vanguardia.
“Ne tashmë kemi shtuar disa lojtarë si Eric Garcia, Aguero dhe Emerson dhe lojtarët të tjerë që do të vijnë”.
“Nënshkrimet do të jenë edhe 3 ose 4 më shumë”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/