Telegrafi

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: Ne duam që Messi të qëndrojë përgjithmonë këtu

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka thënë se e ka në plan t’i ofrojë Lionel Messin një kontratë të re, me shpresën se argjentinasi do të qëndrojë në klub gjatë gjithë karrierës së tij.

Kontrata aktuale e Messit skadon në vitin 2021, por argjentinasi ka qenë në formë të shkëlqyeshme edhe këtë sezon.

Ai ka shënuar 42 gola për klubin dhe vendin, ndërsa 32 gola ka shënuar në La Liga duke e pozicionuar Barcelonën në krye të renditjes me një distancën të dukshme dhe titulli duket afër.

Lionel Messi . (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

“Ne do të dëshironim të ripërtërinim kontratën e tij, kjo është ideja”.

“Unë besoj se ai ka ende shumë vite para tij dhe në muajt e ardhshëm do të bashkëbisedojmë me të në mënyrë që ai të ketë edhe shumë vite te Barcelona”, ka thënë Bartomeu për ESPN.

Messi u bashkua me akademinë e Barcelonës në moshën 13 vjeçare dhe është një nga lojtarët më pak të mbetur nga skuadra e Pep Guardiolas.

Në total, ai ka fituar nëntë tituj të La Ligas me klubin, si dhe katër në Ligën e Kampionëve e gjashtë Kupa të Mbretit.

Lionel Messi, gjithë jetën te Barca. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

“Messi është një njeri me një klub”, shtoi Bartomeu.

“Është më shumë se çfarë bën në fushë, marrëdhëniet e tij me Barcelonën do të zgjasin përgjithmonë”.

Josep Maria Bartomeu . (Photo by Miquel Benitez/Getty Images)

“Unë e përdor shembullin e Pele, i cili ishte gjithmonë në Santos. Ne duam që Messi të jetë gjithmonë në Barcelonë, qoftë duke luajtur në fushë ose duke u lidhur me klubin (pasi të dalë në pension)”, përfundoi i pari i klubit. /Telegrafi/