Telegrafi

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: El Clasico do të luhet

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka dhënë sugjerime që El Clasico i javës së ardhshme ndaj Real Madridi do të zhvillohet normalisht.

Ndeshja ishte caktuar të luhej në Camp Nou të Barcelonës më 26 tetor, por për shkak të paqëndrueshmërisë aktuale të situatës politike në Kataluni, La Liga kërkoi që loja të kthehej në stadiumin Santiago Bernabeu të Real Madridit.

Megjithatë, disa javë më vonë u vendos përfundimisht që ndeshja të zhvillohet më 18 dhjetor dhe këtë e ka konfirmuar tashmë i pari i Barcelonës, Bartomeu.

Lexo po ashtu Real Madridit nuk i garantohet siguria për El Clasicon ndaj Barcelonës

“El Clasico do të luhet. Ajo nuk do të shtyhet përsëri”, ka thënë fillimisht Bartomeu për Diario Sport.

“Është përgjegjësi e të gjithë neve për të siguruar që ajo të luhet. Camp Nou është një hapësirë ​​e shprehjes së lirë”.

El Clasico e fundit pati tensione (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ne po jetojmë një moment të komplikuar, por gjithçka është në përputhje me praktikën e futbollit nëse është paqësor”.

Lexo po ashtu Messi flet për sfidën ndaj Real Madridit: El Clasicot janë gjithmonë speciale

“Barcelona po përgatitet për këtë lojë si diçka normale”.

“Unë do t’u thosha të gjithëve që të vijnë në Camp Nou si zakonisht, me miqtë, me familjen”, përfundoi i pari i klubit katalunas. /Telegrafi/