Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka pritur sot me ceremoni shtetërore presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa theksoi se Austria ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të Kosovës.
Van der Bellen në një postim në Twitter shkruan se për Austrinë nuk ka dyshim që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, raporton Telegrafi.
Lexoni të plotë postimin:
“Austria ka qenë gjithnjë mbështetëse e fortë për Kosovën, qysh para pavarësisë së Kosovës.
Ju siguroj që Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.
Për Austrinë nuk ka dyshim. E ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Pa këtë unifikimi evropian nuk është i kompletuar. Stabiliteti në këtë rajon është strategji dhe interes për Bashkimin Evropian.
Jam i bindur se e ardhmja e Kosovës dhe tërë rajonit është brenda Bashkimit Evropian. Austria zyrtarisht mbështet integrimin evropian të Evropës Juglindore”, shkruan Van der Bellen. /Telegrafi/
#Austria has always been a strong supporter of #Kosovo, even dating back to before independence. Madame President @VjosaOsmaniPRKS, rest assured, Austria will continue its support. (1/3) pic.twitter.com/gtchmexaaA
— A. Van der Bellen (@vanderbellen) June 22, 2021
(2/3) I am convinced that the future of #Kosovo – and the whole region – is within the #EuropeanUnion. #Austria firmly supports the EU integration of all South East European countries. (vdb) pic.twitter.com/TylwfNwNyq
— A. Van der Bellen (@vanderbellen) June 22, 2021