Site icon Telegrafi

Presidenti i Atleticos reagon rreth lajmeve që e lidhin Oblakun me Chelsean

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka përjashtuar mundësinë se Chelsea mund të transferojë Jan Oblakun.

Mediat në Angli raportojnë se The Blues janë duke e kërkuar me ngulm transferimin e portierit slloven që shihet si zëvendësues i Kepa Arrizabalagas.

Oblak ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2023 me një klauzolë 120 milionë euro, mirëpo Atletico nuk dëshiron të negociojë për shitjen e tij.

“E kam thënë gjithmonë se Oblak ka kontratë me Atleticon dhe është portieri më i mirë në botë. Nuk është për t’u çuditur se shumë skuadra e duan atë”, ka thënë Cerezo.

“Unë e them të njëjtën gjë çdo herë. Oblak ka kontratë këtu, është lojtar i Atleticos – fund”.

“Oblak është një lojtar fantastik dhe askush momentalisht nuk është më i mirë se ai”, ka shtuar më tej ai.

Chelsea po kërkon një portieri me ngulm dhe tani duket se duhet të fokusohet te Nick Pope i Burnleyt dhe Andre Onana i Ajaxit. /Telegrafi/

Exit mobile version