Presidenti i Atalantas, Antonio Percassi, nuk është ndërsa i kënaqur me gjykimin në ndeshjen që skuadra e tij e humbi minimalisht nga Real Madridi.
Gjyqtari i ndeshjes Atalanta – Real Madrid, Tobias Stieler, kishte ndëshkuar me karton të kuq anësorin e skuadrës italiane, Remo Freuler në minutën e 17-të të ndeshjes.
Percassi nuk është përmbajtur në një prononcimin për GDS, duke thënë se fillimisht kishte menduar që ngjyra e kartonit ishte gabim.
https://twitter.com/TSahnun/status/1364680821140041730
“Tronditje e madhe, më është dridhur i gjithë trupi. Është absurde të shkatërrosh në atë mënyrë një ndeshje të tillë. Mendova me veten: nuk është e vërtetë, me siguri që u ngatërrua te ngjyra e kartonit”.
“Një gjë mu ngulit në tru gjatë ndëshkimit të Freuler: Frika. U stërfavorizua skuadra më e rëndësishme dhe ajo me më shumë histori”.
“Mëkat, 11 kundër 11 do të ishte një tjetër ndeshje, një ndeshje shumë e bukur”, ka thënë Percassi. /Telegrafi/