Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova ka qenë i ftuar Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli.
Ai në një intervistë ekskluzive për këtë emision, ka thënë se Kosova, Ushtrinë duhet ta formojë vetëm përmes amendamenteve kushtetuese.
“Në rastin e Kosovës, mendoj se Ushtria duhet të bëhet vetëm përmes amendamenteve kushtetuese. Mënyra më e mirë do të ishte kjo, e dimë se kjo nuk e lehtë për ju, kam dëgjuar për bllokadat e mundshme që do t’i bëhen kësaj reforme, megjithatë udhëheqësit duhet ta gjejnë zgjidhjen më të mirë”.
“Mënyra e transformimit të FSK në Ushtri është një çështje delikate për komunitetin ndërkombëtare, kjo nuk është e lehtë. Duhet t’i përmbaheni Kushtetutës tuaj. Të gjithë bashkërisht duhet të punoni”.