Site icon Telegrafi

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë festojnë 20-vjetorin e martesës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, njëherësh Zonja e Parë, Melania Trump po shënojnë sot një ditë të veçantë.

Dyshja po celebrojnë 20-vjetorin e martesës së tyre.

Ishte presidenti i sapo inauguruar i SHBA-së i cili rikujtoi këtë datë duke bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Trump shfrytëzoi rastin që ta uronte bashkëshorten e tij Melania-n për këtë përvjetor, bashkangjitur postimit përmes të cilit publikoi edhe fotografi nga dasma.

“Urime 20-vjetori për Melania-n”, shkroi Trump.

Ai përndryshe të hënën u inauguruar si Presidenti i 47-të i SHBA-së pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Inaugurimi i tij nxiti interesim të jashtëzakonshëm nga e mbarë bota. /Telegrafi/

Exit mobile version