Telegrafi

Presidenti Al-Khelaifi telefonon personalisht egjiptianin Salah rreth një transferimi te PSG

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi thuhet se ka bërë një telefonatë personale me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah rreth një transferimi të egjiptianit në Parc des Princes.

Me të ardhmen e Kylian Mbappe në Paris ende në dyshim, PSG ka bërë tashmë plane për ta zëvendësuar yllin francez.

Sipas mediave franceze, presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi e ka egjiptianin Salah në krye të listës së tij të ngushtë të zëvendësimeve për Mbappen.

Lexo po ashtu Mbappe duket se ka mendjen te Real Madridi – dy opsione të PSG për të zëvendësuar francezin

Në të vërtetë, reprezentuesi egjiptian thuhet se ka qenë prej kohësh një nënshkrim ëndrrash për miliarderin nga Katari.

Për të siguruar transferimin e Salahut në PSG dhe për ta bërë të njohur interesimin, Al-Khelaifi thuhet se e ka telefonuar personalisht yllin e Liverpoolit.

Salah thuhet se e përqafoi me mirësjellje telefonatën e presidentit të PSG-së, megjithëse nuk u angazhua për asgjë gjatë bisedës.

Ndryshe, sulmuesi egjiptian ka një kontratë me Liverpoolin të vlefshme deri në vitin 2023. /Telegrafi/