Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi thuhet se ka bërë një telefonatë personale me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah rreth një transferimi të egjiptianit në Parc des Princes.
Me të ardhmen e Kylian Mbappe në Paris ende në dyshim, PSG ka bërë tashmë plane për ta zëvendësuar yllin francez.
Sipas mediave franceze, presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi e ka egjiptianin Salah në krye të listës së tij të ngushtë të zëvendësimeve për Mbappen.
Në të vërtetë, reprezentuesi egjiptian thuhet se ka qenë prej kohësh një nënshkrim ëndrrash për miliarderin nga Katari.
Për të siguruar transferimin e Salahut në PSG dhe për ta bërë të njohur interesimin, Al-Khelaifi thuhet se e ka telefonuar personalisht yllin e Liverpoolit.
Salah thuhet se e përqafoi me mirësjellje telefonatën e presidentit të PSG-së, megjithëse nuk u angazhua për asgjë gjatë bisedës.
Ndryshe, sulmuesi egjiptian ka një kontratë me Liverpoolin të vlefshme deri në vitin 2023. /Telegrafi/