Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka takuar të dielën përzgjedhësin e Përfaqësueses, Bernard Challandes.
Kreu i FFK-së ia ka shprehur trajnerit mbështetjen e plotë të tij, të Komitetit Ekzekutiv dhe të stafit të skuadrës për fillimin e misionit të ri në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, ku u diskutua çdo detaj sa i përket organizimit të dy ndeshjeve që i kemi para vetës, kundër Danimarkës dhe kundër Bullgarisë – thuhet në njoftimin e FFK-së.
Me këtë rast është thënë edhe një herë se gjithsecili do të vazhdojë me krenari dhe përgjegjësi t’i përmbushë detyrat e tij.
Pas takimit, presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Challandes kanë vizituar edhe stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kanë parë nga afër gjendjen e fushës. /Telegrafi/