Site icon Telegrafi

Presideni i Çekisë uron Osmanin, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Pavel ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

“Presidenti Pavel ka shprehur besimin e tij se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të vazhdojnë të zhvillohen me sukses, duke u bazuar në miqësinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për vlerat demokratike dhe stabilitetin rajonal”, thotë Presidenca e Kosovës në njoftimin për media./Telegrafi/

Exit mobile version