Site icon Telegrafi

Presidencialet, Petrovski akuzon për manipulime në KSHZ, nga atje demantojnë

Filip Petrovski ka ngritur padi penale deri tek Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ish-drejtori i Arkivit Shtetëror nga koha e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, tani si i pavarur po mbledh nënshkrime për kandidaturën presidenciale, por ankohet për parregullsi në procedurat e KSHZ-së.

Ai argumenton se zyrtarët kanë urdhër për të zhvlerësuar listat e qytetarëve që duan të nënshkruajnë, ndërsa listat e vlefshme me nënshkrimin të tyre mbesin të zbrazëta. Ai gjithashtu akuzon që misionet diplomatike dhe konsullore ende nuk janë të hapura për shtetasit e Maqedonisë për të nënshkruar për kandidaturën.

Ndërsa kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski mohon akuzat e Petrovskit.

Derkoski për televizionin “Tv24” tha se është e pabazë që të fajësohet KSHZ për zhvlerësim të listës së nënshkrimeve dhe thotë se vetë kandidatët paraqesin listat tek njësitë vendore, kështu që ata kanë njohuri për to./Telegrafi/

Exit mobile version