Telegrafi

Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, jehona e votuesve deri në orën 13:00 është 20.73 përqind

Në konferencë për shtyp nga Komioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) thanë se të drejte vote kanë në këto zgjedhje presidenciale kanë 1.808.131 qytetarë.

Deri në orën 13:00, sipas KShZ-së kanë votuar 359.027 votues apo 20.73 për qind, njofton Telegrafi Maqedoni

Komunat ku ka dalje më të madhe të votuesve janë komunat me shumicë maqedonase siç janë komunat Kriva Pallankës, Prilepi, Kratova, Gjevgjelia dhe Berova.

Komunat me dalje më të ulët janë komuna e Zhelinës, Vrapçishtit dhe komuna e Bogovinës.

Ndryshe në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 13:00 kishin votuar 20.45 për qind e votuesve në Listën Zgjedhore./Telegrafi/