Site icon Telegrafi

Presidenca sllovene e BE-së, shans i mirë që Kosova të përfitojë liberalizimin e vizave

Ka përkrahje ndërkombëtare për liberalizimin e vizave, por njohës të integrimeve evropiane nuk besojnë se sivjet do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

Gjashtë vite më parë demarkacioni me Malin e Zi ishte kushti i fundit për Kosovën për liberalizimin e vizave.

Edhe pse ky kusht ishte plotësuar tri vite më vonë bashkë më shumë kushte tjera, por qytetarët e Kosovës ende nuk mund të lëvizin pa viza në Evropë ashtu siç ishte premtuar.

Sikurse qeveritë paraprake, edhe Qeveria Kurti po premton liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë mandatit të saj.

Kurti pas një videolidhje me Kancelaren Merkel, njofton se mori ri konfirmimin nga Gjermania për liberalizimin e vizave.

Përkrahje për liberalizimin e vizave kishte marrë edhe Vjosa Osmani nga homologu slloven gjatë samitit të Bërdo-Brijonit, përcjell Telegrafi.

Por njohësi i integrimeve evropiane Besnik Vasolli thotë se edhe këtë vit është vështirë.

“Unë dyshoj se liberalizimi do të ndodh Brenda këtij viti kalendarik. Është shans e mirë Presidenca sllovene e BE-së e cila fillon në gjysmën e dytë të vitit 2021. Ata po që e njohin mirë rajonin dhe vështirësitë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur janë në gjendje edhe të lobojnë për Kosovën”, deklaroi për RTV Dukagjinin Besnik Vasolli.

Ministria e Jashtme e Holandës së fundmi është deklaruar në lidhje më mospërkrahjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Holanda thotë në Kosova ka shkallë të lartë të krimit të organizuar dhe korrrupsionit.

Kundër liberalizimit të vizave për Kosovën prej kohësh ka dalë edhe Franca./Telegrafi/

Exit mobile version