Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, të mërkurën ka paralajmëruar se do të ketë takim edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur pas takimit me opinionistë dhe gazetarë, duke vlerësuar kontributin e tyre për “daljen nga kriza”.
Ndërsa nga Zyra e Presidencës, kanë thënë se Osmani deri tashti nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim.
Bekim Kupina, këshilltar për media, thekson se megjithatë presidentja Osmani gjithherë ka shprehur gatishmërinë për diskutime me liderët e partitë politike.
“Pavarësisht kësaj, dera e institucionit të Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror”, ka thënë Kupina. /Telegrafi/