Site icon Telegrafi

Presidenca e Kosovës përzgjedhet nga zyra e Blinken për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë

Presidenca e Kosovës është përzgjedhur nga zyra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për ta themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kjo u bë e ditur nga vet Osmani përmes një statusi në platformën Facebook.

“Thellësisht mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, shkroi Osmani.

Presidentja theksoi se ky është një shembull i fuqishëm i partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara!/Telegrafi/

Exit mobile version