Telegrafi

Presidenca e Bartomeut një dështim i madh – afërsisht 1 miliard euro blerje të lojtarëve, shumica dështuan

Në mes të orëve më të tensionuara që po kalon Barcelona si rezultat i largimit të mundshëm të Lionel Messit , në qendër të kritikave është presidenti i klubit, Josep María Bartomeu.

Ai akuzohet për mungesën e rezultateve, por edhe për menaxhim të keq të klubit, e ku kulmi mund të arrihet nëse largohet ylli argjentinas.

Se Bartomeu është një dështim i madh në drejtimin e klubit e konfirmojnë edhe harxhimet e tij prej 939 milionë euro në përforcime që kryesisht dështuan.

Në vitin 2015 , dy blerjet kryesore ishin Arda Turan dhe Aleix Vidal për një total prej 51 milionë euro.

Pas largimit të Neymar në PSG që prishi tregun e transferimeve, në sezonin 2017/18 ata nënshkruan me shtatë lojtarë në vlerë të 387.5 milionë euro, ndër të cilët veçohen Philippe Coutinho , Ousmane Dembélé dhe Nélson Semedo.

Sulmuesi brazilian nuk kishte vend në ekip dhe u huazua te Bayern Munich, tani kampioni i ri i Ligës së Kampionëve.

Në vitet në vijim u dalluan ardhjet e Clément Lenglet, Antoine Griezmann dhe Frenkie De Jong , të cilët me gjithë çmimin e tyre të lartë nuk arritën të bënin ndryshim në skuadër.

Në afatin kalimtar aktual tashmë janë harxhuar më shumë se 100 milionë euro me blerjet e Miralem Pjanic, Francisco Trincão dhe të rinjve Pedri dhe Matheus Fernandes. /Telegrafi/