Preshevari i serialit “O sa mirë” ka prezantuar ‘kukullën’ për fansat.
Ernest Zymberi, i njohur më mirë si Preshevari, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram teksa shihet përkrah një vajze.
“Dashuri vjeshtore”, ka shkruar Ernesti në Instagram.
Por, Telegrafi ka mësuar se bëhet fjalë për Lena Rexhepin, e cila i ka rrëmbyer zemrën aktorit që një kohë të gjatë.
Ndryshe, aktori tashmë ka filluar angazhimet në sezonin e ri të serialit “O sa mirë”, i cili shumë shpejt pritet të jetë në ekranet televizive. /Telegrafi/