Lionel Messi i kishte premtuar Neymarit se do ta ndihmonte ta fitonte Topin e Artë si përpjekje e fundit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona para kalimit tek PSG-ja.
Neymar iu bashkua Barcelonës nga Santosi në 2013 dhe fitoi La Ligan dy herë, Kupën e Mbretit tri herë, si dhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.
Braziliani formoi një prej tresheve më të frikshme në histori të futbollit së bashku me Messin dhe Luis Suarez tek Barcelona.
Në 409 ndeshjet sa treshja ‘MSN’ luajtën së bashku tek Barcelona, ata shënuan 344 gola dhe dhuruan 157 asistime.
Kjo treshje dukej se do ta dominonte futbollin për vite e vite me radhë, por Neymar në 2017 mori vendimin shokues për t’u larguar nga Barcelona në drejtim të PSG-së.
Kjo lëvizje ndryshoi komplet tregun e transferimeve për shkak të klauzolës së tij të lirimit prej 198 milionë eurosh e cila u pagua nga PSG-ja për shërbimet e Neymar.
Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Sport, Messi ishte konfrontuar me Neymar vetëm pak ditë para kalimit të tij në Francë, duke i premtuar brazilianit Topin e Artë nëse qëndron në ‘Camp Nou’.
“Çfarë dëshiron? A dëshiron të jesh një fitues i Topit të Artë? Unë do të bëj fitues të Topit të Artë”, besohet të kenë qenë fjalët e Messit në drejtim të Neymar.
Kjo bisedë dyshohet të ketë ndodhur në një hotel në New Jersey, teksa Barcelona po përgatitej për ndeshjen me Juventusin në parasezon, e cila mund të jetë ndeshja e Neymar për klubin.
Thashethemet e asaj kohe në Spanjë pretendonin se Neymar ndihej nën hijen e Messit dhe për këtë arsye kishte kërkuar largimin./Telegrafi/