Telegrafi

Premtimi para altarit i Turjanit për Orindën: Do të përpiqem që mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu (Video)

Turjan Hyska dhe Orinda Huta i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen dhjetëvjeçare me martesë.

E pas shumë tekstesh këngësh, sigurisht që ka shkruar fjalët më të bukura për nusen, ku moderatori ka bërë sonte një premtim.

“Nuk kam frikë nga e ardhmja sepse kam në krah një krijesë që shpresoj të jetë nëna e fëmijëve të mi të shumtë. Gjithë jetën do përpiqem vetëm që mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu dhe buzëqeshja që ke gjithmonë”, i ka thënë Turi, shkruan “Tiranapost”.

Ai gjithashtu i ka bërë një befasi teksa i ka kënduar “Të dua sa të jetë jeta”.

Ndryshe, tashmë kanë rrjedhur edhe imazhet e para të çiftit të shoubizt shqiptar. /Tiranapost/Telegrafi/

Lexo po ashtu Rrjedhin imazhe të reja të dasmës së Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës (Foto/Video)