Telegrafi

Premtimi i Agim Bahtirit, fabrika e kërpudhave hap konkurs (Foto)

Më në fund do hapet një fabrikë e re. Premtimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për hapjen e fabrikave dhe punësimin e qytetarëve të kësaj komune ka filluar të realizohet ndonëse jo sipas pritjeve.

Në një njoftim për konkurs të kompanisë “Hirano Mushroom” e lidhur me kryetarin Bahtiri, kërkohen 131 punëtor në sektorë të ndryshëm të prodhimit të kërpudhave aziatike, raporton lajmi.net.
Në konkursin për vende të reja pune në fabrikën e kërpudhave kërkohen kualifikime të ndryshme në varësi nga pozita.

Agim Bahtiri që u zgjodh kryetar i Komunës së Mitrovicës para dy vitesh kishte premtuar që gjatë mandatit të tij do t’i punësoj 15 mijë qytetarë nga ky rajon. Megjithatë pas dy vitesh, numri i kërkuar për punësim në këtë fabrikë, jep një shpresë për zvogëlimin e numrit të madh të pa punëve në këtë qytet. Nuk dihet saktë se çfarë lidhje ka kryetari i komunës veriore të Kosovës me këtë kompani, por në vazhdimësi e ka promovuar “Hirano Mushroom” si kompani e suksesshme. Me ligjet në fuqi në Kosovë, kryetari i komunës nuk është i lejuar që të merret edhe me biznes në të njëjtën kohë.

Klikoni KËTU për konkursin dhe aplikacionin e “Hirano Mushroom”.