Site icon Telegrafi

Premtimi i ‘çmendur’, kuqezinjtë do lyejnë kokën nëse kualifikohen

Është koha kur të gjithë vënë baste të çmendura dhe bëjnë premtime nga më të çuditshmet.

Kombëtarja shqiptare po pret me padurim përfundimin e ndeshjeve të treta në grupe për të mësuar nëse do të kualifikohet dhe lojtarët e kanë bërë premtimin e tyre përballë njëritjetrit. Të gjithë do të zbresin në fushën e lojës me flokët e lyer me të kuqe në rast se Shqipëria fiton të drejtën për të luajtur edhe një ndeshje tjetër në fazën e 1/8-ave të Evropianit.

Shumë futbollistë të ndryshëm kanë vënë baste të tilla me veten, por kuqezinjtë mund të përsëritin lojtarët e Rumanisë që vite më parë lyheshin pas kualifikimit. Kuqezinjtë janë gati të bëjnë çmenduria në këtë Evropian, por fillimisht po presin me ankth dhe me shpresë kualifikimin, për të luajtur sërish në Evropian.

Ideatorët

Andi Lila dhe Ansi Agolli kanë qenë të parët që e kanë menduar diçka të tillë dhe ideja e tyre është aprovuar nga gjithë të tjerët. Dy mbrojtësit kuqezinj ishin ideatorët e këtij plani interesant që në rast se do të realizohet, mund të bëjë jehonë në të gjitha mediat evropiane. Shqipëria tashmë është bërë epiqendër e mediave për lojën e bukur, tifozët dhe gjithçka tjetër ka bërë në Francë.Të gjithë futbollistët do të lyejnë flokët e tyre me të kuqe, ngjyrë që është simboli i Kombëtares shqiptare.

Drekë si “dhuratë”

Pas shumë ditëve me plan rigoroz dhe disiplinë të hekurt, Xhani De Biazi duket se do të thyejë rregullat dhe skuadra do të drekojë jashtë, në një pikë turistike të qytezës Perros Guirec. Dy ditë më parë u mendua se pas fitores me Rumaninë do të kishte festë në qendrën e grumbullimit të Kombëtares, por ishte pikërisht trajneri i kuqezinjve që mori vendimin për të mos pasur një të tillë.

Si shpërblim për skuadrën dhe futbollistët që kanë dhënë maksimumin deri tani, duket se De Biazi është bindur për të “thyer” rregullat, për të cilat ai shquhet. Futbollistët dhe stafi ditën e sotme do të drekojnë të gjithë bashkë, por jo në vendin ku janë grumbulluar prej disa ditësh.

Exit mobile version