Site icon Telegrafi

Premtimet po i “mbajnë”

Këtë javë emisioni për ekonomi, Ekonomia me Erzën ka diskutuar për premtimet e kryetarëve të rinj të dy komunave, asaj të Mitrovicës dhe të Lipjanit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti ofruan argumentet e tyre sa i përket realizimeve të zotimeve që bënë një vit më parë, në fushatën e zgjedhjeve lokale. Ata thanë se ndryshimet kanë nisur dhe se përparimet po vërehen.

I pyetur rreth punësimit të 15 mijë vetave për tri vjet, Bahtiri tha se kjo po ndodh. “Deri më tani në Mitrovicë janë punësuar 1 mijë veta, 250 nga ta janë dërguar në Kazakistan dhe po ashtu të tjerët nëpër firma të tjera në Mitrovicë”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka folur edhe për fabrikën e kërpudhave, për të cilën ka thënë se është PDK që po e pengon ta realizojë këtë premtim. “Premtimet e mija do t’i mbaj. Nuk mundem unë më e ndërtuar një fabrikë, sepse ajo nuk është kioskë, por është një fabrikë gjigante” është shprehur kryetari i Mitrovicës. Ndërsa kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se gjendja në të cilën e ka gjetur komunën e Lipjanit ka qenë e rëndë, dhe për këtë i është dëshmuar shumë punë ta ndryshojë. “I kemi hequr të gjitha taksat për bizneset e Lipjanit për tu lehtësuar punën e tyre dhe në këtë mënyrë ata të kenë mundësi të rrisin numrin e punëtorëve”, tha Ahmeti.

Rreth performancës së këtyre komunave kanë folur edhe Alban Zogaj, drejtor ekzekutiv në “Riinvest” dhe Liridon Llapashtica, gazetar i ekonomisë në gazetën “Zëri”.

Ai thekson se kandidatët për kryetarë të komunave po bëjnë premtime pa analiza të mëhershme, të cilat mandej nuk është lehtë të përmbushen. Gazetari Liridon Llapashtica ka thënë se këtyre dy kryetarëve u mbetet edhe shumë punë për të bërë në mënyrë që të realizojnë ato për çfarë ishin zotuar.

Ndryshe Agim Bahtiri ka arritur të fitojë në Mitrovicë karshi rivalit të tij nga PDK dhe kryetarit të mëhershëm të këtij qyteti, Avni Kastrati, ndërsa Imri Ahmeti mposhti në Lipjan, Shukri Bujën, që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version