Telegrafi

Premio e paimagjinueshme që kanë fituar basketbollistët e Lakers pas triumfit në finalen e Kupës së NBA

Los Angeles Lakers janë fitues të edicionit të parë të Kupës së NBA, pasi në finalen e madhe kanë mposhtur Indiana Pacers me rezultat 123:109.

Ka qenë një finale spektakolare që në fund e fituan Lakers në sfidën që u zhvillua në terren neutral në Las Vegas.

Anthony Davis shkëlqeu me 41 pikë dhe 20 kërcime, i ndjekur nga Austin Reaves me 28 pikë dhe MVP i turneut LeBron James me 24 pikë dhe 11 kërcime.

Tyrese Haliburton shënoi 20 pikë me 11 asistime për Indianën, Bennedict Mathurin shtoi 20 pikë dhe Aaron Nesmith 15.

Lexo po ashtu Lakers fiton edicionin e parë të Kupës në NBA, LeBron James shpallet MVP

Por përveç trofeut të çmueshëm, basketbollistët e Lakers kanë fituar edhe premio të majme për këtë triumf në finalen e Kupës së NBA.

Secili basketbollist i Lakers kanë marrë premio nga 500 mijë dollar, një shumë e paimagjinueshme.

Por edhe pse pësuan humbje, nga finalja nuk kanë dalë pa premio edhe basketbollistët e Pacers. Secili nga basketbollistët e Indiana Pacers kanë fituar nga 200 mijë euro nga NBA.

https://twitter.com/NBA/status/1733704554342908078

Lakers mposhtën Phoenix Suns, Memphis Grizzlies, Portland Trail Blazers dhe Utah Jazz në fazën e grupeve për të arritur në finale, përpara se të mundnin Suns përsëri në çerekfinale, New Orleans Pelicans në gjysmëfinale dhe Indian Pacers në finale. /Telegrafi/