Telegrafi

Premierë: Varrosi vjen me këngën e re “Problemi” (Video)

Reperi i njohur i labelit “OTR” Varrosi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Problemi”.

Muzika dhe masteringu janë kryer nga Alizie në “OTR Records”, gjersa tekstin e ka shkruar vet Varrosi.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me videoklip, për të cilin janë kujdesur produksioni Elmino Films.

“Problemi” pritet të jetë suksesi i radhës për artistin e njohur, i cili ishte mjaft i përfolur gjatë vitit 2016. /Telegrafi/