Luana Vjollca ka publikuar projektin e ri të saj të titulluar “Mi dhe flakë mallit tim” me Bujar Qamilin.
Superylli televiziv që njihet për performancat në emisione të ndryshme, formate të cilat ishin mjaft të shikuara, është rikthyer tash me videoklip.
Në tekst dhe muzikë të hitbërësve të njohur Nurteel dhe BiniDiez, projekti premton të jetë hit veror.
Klipi u punua nga Imagine Films.
Këngëtarja shfaqet super atraktive në klipin e ri, duke dëshmuar se është një prej femrave më seksi shqiptare.
Luana Vjollca pritet të publikojë projekte tjera në vazhdim gjatë verës.
Bukuroshja do të fillojë edhde një turne performancash në trojet shqiptare. /Telegrafi/