Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka publikuar një tjetër projekt muzikor.
Në version audio, këngëtarja shqiptare solli këngën e re “Prisoner”, të paralajmëruar për të premtën.
Në kanalin Ultra Music është publikuar kënga e re e Erës, “Prisoner”, që tashmë ka tërhequr komentet e para pozitive.
Projekti është punuar në vijë melodike dhe tekst nga vet Era, në një nga studiot e njohura të Sony Music.
Kënga është një manifest veror që vjen me versionin audio.
Superylli shqiptar kohë më parë lansoi audio versionin e këngës “Live it Up” me klipin që po ashtu do të lansohet shumë shpejt.
“Live it Up” është kënga zyrtare e Botërorit, Rusia 2018, ku Era bashkëpunoi me dy super emra si Nicky Jam dhe Will Smith. /Telegrafi/