Telegrafi

Premierë: Publikohet “Andërr” nga Kida (Video)

Këngëtarja Orhidea Latifi – Kida ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Andërr”.

Muzika është realizuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar reperi Getinjo.

“Kënga flet për një lidhje që ka përfundu. Mund të them se në jetën reale shoh shumë ëndrra, por që asnjë këngë e imja deri tani s’ka të bëjë me jetën time personale. Është thjesht një tekst i cili mundet me u ndërlidh për çdo njeri që ka pasur lidhje”, ka thënë këngëtarja në një prononcim për Telegrafin.

Ndërkohë kënga është shoqëruar edhe me klip, në të cilin Kida shfaqet me koreografi. Për këtë pjesë është kujdesur produksioni XL Films.

Por, cila është në të vërtetë “ëndërra” e Kidës?

“Ëndrra e Kidës është me pas një karrierë shumë të pastër, të madhe dhe të mirë, dhe sigurisht të gjitha të mirat në jetën time”, është shprehur  ajo për Telegrafin.

Më poshtë mund të shikoni të plotë projektin më të ri “Adërr” të këngëtares Kida. /Telegrafi/