Telegrafi

Premierë: Nurteel, Albatriti dhe Genta Ismajli sjellin goditjen verore “Po du met pa” (Video)

Producenti i njohur shqiptar, Nurteeli, ka sjellë projektin e ri në bashkëpunim me Albatrit Muçiçin dhe Genta Ismajlin të titulluar “Po du met Pa”.

Projekti është punuar nga vet performuesi në këtë projekt, Nurteel Morina, i cili edhe ka dorë në tekstin e këtij projekti bashkë me Ghulon.

Klipi i këtij projekti është realizuar nga XL Films.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Në këtë videoklip Genta shfaqet më atraktive se kurrë dhe projekti është mjaft veror me potencial për t’u bërë hit.

Albatriti dallohet me këndimin e bukur në refren, teksa plot stil shfaqet Nurteel me repturë interesante.

Ky projekt pritet të jetë një nga këngët më të dëgjuara të kësaj vere. /Telegrafi/