Telegrafi

Premierë: Mozzik lanson “Madam”, videoklipin e ri të tij

Hip hop ylli, Mozzik, ka publikuar projektin e ri të tij.

“Madam” titullohet kënga e re reperit që vjen edhe me videoklip.

Klipi është realizuar në regji nga Alban Selimaj dhe me xhirim nga Martin Flindt.

Projekti është punuar nga Mozziku në tekst dhe në muzikë nga Mikus dhe Macloud.

Mozzik në këtë klip parqitet nën logon e 2euro Music, që është si duket një ‘label’ i ri.

Mozziku me këtë projekt mjaft ritmik e shfaq në videoklip edhe të dashurën e tij, Loredana Zefin.

Për reperin nga Ferizaji kjo është kthesë e madhe pas projektit “Ti Amo”, i dyti projekt ky larg nga ombrella e “On Records”.

Përkundër faktit se po i shkon mjaft mirë edhe pse këngët tjera i janë fshirë, Mozzik vazhdon të ketë probleme ligjore me ish menaxherin e tij, Met Elshani, me të cilin janë në një proces gjyqësor. /Telegrafi/