Ashtu siç kishte paralajmëruar javë më parë në një intervistë për Telegrafin, reperi i njohur Majk solli këngën e tij më të re “Katile”.
Një këngë e lehtë me ritme verore ishte e duhura për ta sjell reperin të freskët me projektin e tij të parë për sezonin veror 2017.
“Tekstin dhe muzikën i kam punuar vet, gjersa instrumentalin e kanë punuar Butrint Buçinca & Duja. Klipi është punuar nga Entermedia. Xhirimet janë kryer në Shqipëri”, ka thënë Majk për Telegrafin.
Edhe këtë herë, reperi i njohur nuk zhgënjeu me paraqitjen e tij në klip, duke u shfaqur si gjithmonë trendy dhe me stil.
Kjo nuk do të jetë kënga e vetme e Majkit për këtë sezonë, pasi në muajt e nxehtë ai pritet të vijë edhe me dy projekte të tjera. /Telegrafi/