Reperi i njohur Majk ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Tarantino”.
Në një bisedë për Telegrafin, Majk kishte treguar detajet e këtij projekti, për të cilin ndjehej i emocionuar, pasi njëherësh është projekti që e rikthen sërish në rrymën hip-hop.
“Kënga është punuar nga Dorand, vergjet e tekstit i kam shkruar vet, ndërsa incizimi është bërë në studion e Cricket Beats. Kënga flet më shumë për prioritet e mia të cilat unë dua t’i vë në pah si reper. Është njëherësh edhe kënga që më rikthen në hip-hop”, ka thënë Majk për Telegrafin.
“Tarantino” është publikuar në YouTube edhe me klip, në të cilin reperi vjen mjaft me stil.
Ana vizuale këtij projekti i është besuar produksionit XL Films. /Telegrafi/